Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në Mitrovicë, dyshohet se ra nga kati i tretë i shtëpisë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e katit të tretë të shtëpisë së tij në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së martës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ky rast ka ndodhur në rrugën “Ismail Loshi” dhe bëhet fjalë për viktimë rreth moshës 52 vjeçare.

“Sot, rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën 'Ismail Loshi' në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e katit të III-të të shtëpisë së tij, ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 52 vjeçar”, ka thënë Zahiti.