Një grua dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë të enjten në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Avni Zahiti, ka thënë për KOHËN se ajo ka rënë në rrethana të pasqaruara.
Rasti është iniciuar si “vetëvrasje në tentativë”.
Ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
“Është raportuar se viktima në rrethana të pasqaruara ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë, e cila ka pësuar lëndime. E njëjta nga familjarët është dërguar në spitalin rajonal, më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘vetëvrasje në tentativë’”- ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se një grua vdiq në Mitrovicë pasi ra nga kati i parë i shtëpisë, Policia nis hetimin
-
Vdiq një person në Spitalin e Mitrovicës, dyshohet se u hodh nga objekti i spitalit
-
Gruaja nga Gjakova dyshohet se kërceu nga kati i dytë, Policia nis hetimet
-
Nis hetimi për vdekjen e një gruaje në Prishtinë që dyshohet se ra në bunar
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë