Një 50-vjeçar ka vdekur të mërkurën në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e urës.
Zëdhënësi Policisë, Avni Zahiti, ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
“Sot rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit" në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar”, ka thënë ai.
Hetuesit policorë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Artikuj të ngjashëm