Një vajzë e mitur dyshohet të ketë vdekur pasi ka rënë në një pishinë në Istog.
Siç bëhet e ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën.
Në vendin e ngjarjes njoftohet se kanë dalë ekipet e mjekësisë ligjore nga ku edhe është konfirmuar vdekja e viktimës.
Policia ka hapur hetim për rastin.
Nuk është bërë e ditur mosha e viktimës.
“Istog / 05.07.2025 – 18:30. Viktima femër/kosovare-fëmijë ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person në Istog pasi dyshohet se ra nga një objekt banesor
-
Vdiq një foshnjë në Prizren, Policia nis hetimet
-
Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Prizren, Policia nis hetimet
-
Nis hetimi për vdekjen e një gruaje në Prishtinë që dyshohet se ra në bunar
-
Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan dhe Malishevë