Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një foshnjë në Emergjencën e Gjilanit, Policia inicion hetim

Policia e Kosoves

Policia ka nisur hetim për vdekjen e një foshenjeje dy muajshe në Gjilan. 

Nga emergjenca e spitalit është raportuar se foshnja ishte dërguar për trajtim e më pas kishte vdekur. 

Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”. 

“Nga emergjenca e spitalit është raportuar se është sjellë për tretman mjekësor foshnja (dy muajsh), e cila më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.