Një 15-vjeçare ka vdekur e një 18-vjeçare ka marrë lëndime të rënda, pasi kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor në rrugën “Sandër Prosi” të Ferizajt të shtunën në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rasti është raportuar në Polici pas orës 21:00.
Ai ka konfirmuar për KOHËN se fillimisht dy vajzat janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas, në gjendje të rëndë shëndetësore, janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën Z.M. e moshës rreth 15-vjeçare, ndërsa e lënduar ka mbetur A.M. e moshës rreth 18-vjeçare.
“Policia Rajonale e Ferizajt, hetuesit dhe krimteknikët rajonalë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.
-
15-vjeçarja që ra nga ndërtesa në Ferizaj dyshohet se kreu vetëvrasje, motra tentoi ta ndalte
-
Vdiq 56-vjeçarja që ra nga kati i pestë në Ferizaj
-
Bie nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj një vajzë
-
Ende në gjendje të rëndë shëndetësore 18-vjeçarja që ra nga kati i katërt
-
Vdes një 15-vjeçare në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti