Në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdon të mbetet 18-vjeçarja nga Ferizaj, që mbrëmjen e së shtunës ra nga kati i katërt i banesës në Ferizaj.
Shefi i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, i tha KOHËS të hënën se viktima me inicialet A.M., po merr trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor në mjekimin intensiv.
“Gjendja e pacientes që i referoheni po mbetet edhe më tutje e rëndë. Vazhdon të merr tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor në mjekimin intensiv. Vazhdojmë të kompletojmë me konsultimet e nevojshme mjekësore”, tha Uka.
Nga ky objekt banesor ra edhe një 15-vjeçare me inicialet Z.M., që humbi jetën.
Artikuj të ngjashëm
-
15-vjeçarja që ra nga ndërtesa në Ferizaj dyshohet se kreu vetëvrasje, motra tentoi ta ndalte
-
Një 15-vjeçare vdiq pasi ra nga kati i katërt në Ferizaj, një tjetër në gjendje të rëndë
-
Vdiq 56-vjeçarja që ra nga kati i pestë në Ferizaj
-
Vdiq një 18-vjeçare në Prishtinë, ra nga objekti
-
Bie nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj një vajzë