Një 50-vjeçar po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe fëmijën në fshatin Sllatinë të Tetovës të shtunën.
Nëna 36-vjeçare dhe vajza 4 vjeçe janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre, ka njoftuar Policia në Tetovë. Djali i mitur është marrë nën përkujdesje të shërbimeve sociale. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor ku po merren masat e nevojshme.
Rasti u njoftua tek autoritetet policore nga një mjek në Tetovë, i cili ishte thirrur për intervenim në shtëpinë ku dyshohet se ka ndodhur vrasja. Mjeku, siç ka thënë Policia, ishte familjar i viktimave.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq burri që dyshohet se vrau gruan shtatzënë në Malishevë
-
Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga burri në Prizren
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit
-
Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet