Një person është arrestuar të hënën në Prizren, me dyshimin se ka ngacmuar një vajzë të mitur.
Siç njoftoi Policia e Kosovës të martën, i dyshuari ishte në gjendje të dehur, ndërsa pas arrestimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar viktimën femër kosovare e mitur. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Policia e Kosovës ka nisur edhe një hetim në Ferizaj, me dyshimin se një 12-vjeçare është dhunuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Dragash, dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur
-
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për dhunimin e një të miture
-
I mituri në Prizren dyshohet se ngacmoi seksualisht një fëmijë
-
Një i mitur arrestohet në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur
-
E mitura raporton se u ngacmua seksualisht nga një person