Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Dragash, dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur

Ngacmim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Dragash, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Sipas njoftimit, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, i dërguari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “ngacmim seksual”

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim policor.