Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet burri nga Dragashi

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.

Sipas raportit të Policisë ai është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur të hënën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.