Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet për ngacmim një burrë në Graçanicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë të shtunën, me dyshimin se ka ngacmuar një grua.

Siç njoftoi Policia të hënën, rasti ka ndodhur rreth orës 21:15, derisa i arrestuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që dyshohet se kishte ngacmuar viktimën kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “ngacmim”.

Artikuj të ngjashëm