Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture
-
Një e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht në Podujevë
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Podujevë
-
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Podujevë
-
Arrestohet një person në Dragash, dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur