Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se ngacmoi një të mitur

Arrestim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë në mbrëmjen e të mërkurës, nën dyshimin se ka ngacmuar një vajzë të mitur.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Suharekë, 28.06.2023-19:30. Viktima femër kosovar e mitur, ka raportuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin , i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.