Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri në Prizren dyshohet se ngacmoi seksualisht një fëmijë

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton një rast të një ngacmimi seksual që dyshohet se ka ndodhur të shtunën në një lokal në Prizren.

Një i mitur dyshohet se në një lokal ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

Policia, siç ka njoftuar në raportin 24-orësh, është konsultuar me prokurorin dhe po e heton rastin.

“Prizren 16.04.2022 – 16:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, përderisa kanë qenë duke luajtur në një lokal, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare fëmijë. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.