Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një e mitur raporton në polici se është ngacmuar seksualisht dje në Prishtinë

POlicia

Një vajzë e mitur ka raportuar në Policinë e Kosovës se është ngacmuar seksualisht, të enjten në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se po e heton rastin e raportuar.

“Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.