Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri në Prishtinë raporton se është sulmuar seksualisht, Policia nis hetimet

Një i mitur ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në mbrëmjen e të hënës.

I mituri e ka raportuar rastin në Polici të martën.

Policia ka thënë se është duke e hetuar rastin.

“Prishtinë 26.06.2023-23:00. Me 27.06.2023 viktima mashkull kosovar - i mitur, ka raportuar se me datën e cekur është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.