Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet burri që sulmoi seksualisht një të mitur në Prizren

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual ndaj një vajze të mitur në Prizren.

Sulmi dyshohet se ka ndodhur me datën 7 të këtij muaji.

“Rr. Ali Hadri, Prizren 07.01.2024-16:50. Me datë 23.01.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare - e mitur”, thuhet në raportin e Policisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.