Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për dhunimin e një të miture

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në Prizren një person të dyshuar për dhunimin e një vajze.

Sipas policisë të shtunën, viktima është e mitur.

“Me 16.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.