Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se dhunoi të miturën, arrestohet

Arrestim foto ilustrim

Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Prizren pasi dyshohet se dhunoi një të mitur. 

Viktima u dërgua për ekzaminime mjekësore. 

I dyshuari  është në mbajtje.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare-e mitur. Viktima pasi është intervistuar në prezencë të prindit dhe zyrtarëve të QPS-së, është dërguar për ekzaminime mjekësore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë.