Kronikë

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një vajze të mitur në Lipjan

arrestim

Foto: Ilustrim

Në Lipjan është arrestuar një i dyshuar për dhunimin e një vajzë të mitur.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 7 qershor, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar të mërkurën.

“Më 14.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.