Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve S.N., Q.TH dhe Rr.K., të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, bashkëkryerje të veprës penale, organizim i skemave piramidale e bixhoz i paligjshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.
Themelorja ka njoftuar të enjten se të pandehurve u është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.N, Q.Th dhe Rr.K, andaj të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin policor.
Kjo masë e paraburgimit është caktuar pasi sipas Gjykatës, ekzistojnë rrethana për mundësinë e ikjes së të pandehurve e mundësisë së ndikimit në dëshmitarë.
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Paraburgim për 19 të dyshuar në Mitrovicë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
-
Nga një muaj paraburgim tetë të dyshuarve pas aksionit kundër bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës
-
11 vjet burgim për 10 të akuzuarit për bixhoz
-
Nga një muaj paraburgim 13 të dyshuarve në rastin “TOTO”