Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 19 personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Të pandehurit, të identifikuar me inicialet A.B., D.S., N.M., B.M., R.S., A.I., B.I., B.S., F.M., M.S., B.B., A.R., A.M., N.H., D.M., A.M., Sh.A., Xh.S. dhe F.D., dyshohen se kanë vepruar në bashkëkryerje, në kundërshtim me nenin 294 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar për përfshirjen e tyre në këto aktivitete të paligjshme, duke konsideruar se paraburgimi është i nevojshëm për zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
Sipas aktvendimit, masa e paraburgimit ka hyrë në fuqi më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 18 maj.
-
Nga një muaj paraburgim tetë të dyshuarve pas aksionit kundër bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës
-
Arrestohet i dyshuari për bixhoz, i sekuestrohen afro 42 mijë euro
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
-
Arrestohen 34 të dyshuar për veprimtari të paligjshme, 29 dërgohen në mbajtje