Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes që thuhet se ka ndodhur të enjten në Pejë.
Një grua ka raportuar se nën kërcënimin e armës i është grabitur çanta në të cilën kishte 6-7 euro.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte 6-7 € dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore thuhet se janë duke hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove