Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se në lokalin ku ishte duke punuar dy persona janë futur të dielën mbrëma dhe nën kërcënim të thikës ia kanë grabitur një kuti në të cilën ishte një shumë e konsiderueshme e parave.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe nuk raportohet për të lënduar.
“Pejë / 21.12.2025 – 21:35. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në lokalin ku ishte duke punuar kanë hyrë dy persona të dyshuar, të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një kuti në të cilën ishin një shume e konsiderueshme te hollash. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë ne drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Një rast tjetër grabitjeje është raportuar në Han të Elezit. Dy të dyshuar janë arrestuar pasi dyshohen se nën kërcënim të thikës i kishin grabitur dy telefona dhe 115 euro nga dy shtetas të huaj. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Dy raste të grabitjes në Kosovë në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Prishtinë, shtetasja e huaj raporton se nën kërcënimin e thikës iu grabitën paratë
-
Nën kërcënimin e armës një gruaje në Pejë i grabitet çanta në të cilën kishte 6-7 euro