Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në Ferizaj në një dyqan, ku dy të dyshuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 1000 euro.
Sipas Policisë, rastin e ka treguar punonjësja, e të dyshuarit pasi i kanë marrë paratë kanë ikur në drejtim të panjohur. Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti po hetohet si “grabitje e armatosur”.
“Me datën dhe kohën e lartcekur ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market. Sipas viktimës femër kosovare–punëtore e marketit, dy të dyshuar nën kërcenim të armës nga arka kanë grabitur para të gatshme rreth njëmijë (1000)€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.
-
Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në marketin në Ferizaj
-
Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohen se me AK-47 grabitën një market
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Vidhet një arkë me para në një market në Ferizaj
-
Nën kërcënimin e armës një gruaje në Pejë i grabitet çanta në të cilën kishte 6-7 euro