Një foshnjë ka vdekur në Pejë të hënën.
Sipas raportit të Policisë, foshnja është dërguar pa shenja jete, kurse nëna në gjendje të rëndë pasi dyshohet të ketë lindur në veturë.
“Në spitalin rajonal në Pejë një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe viktima femër kosovare është sjelle me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis hetimi për vdekjen e një foshnje në Klinë
-
Vdiq një foshnjë në Emergjencën e Gjilanit, Policia inicion hetim
-
Vdiq një fëmijë në Pejë, dyshohet se u lëndua nga rrëzimi i një orendie në shtëpi
-
Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet
-
Një person vdes në Pejë gjatë trajtimit mjekësor