Një person është ndaluar për 48 orë në Gjilan, nën dyshimin se ka gërmuar apo ka kryer hulumtime arkeologjike pa autorizim të organit kompetent.
Siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan, D.H. dyshohet për veprën penale “Punimet e paautorizuara dhe përvetësimet e monumenteve kulturore”.
Hetimet ndaj tij ishin nisur më 10 shkurt. E pas hetimeve, është urdhëruar kontrolli i lokalit të të dyshuarit në Gjilan. Aty janë gjetur dhe sekuestruar mbi 200 artefakte arkeologjike, prej të cilave 80 monedha janë prej periudhës së sundimit romak, bizantin dhe mesjetar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i pandehuri D.H. është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer aktivitete hulumtuese të paautorizuara në vende arkeologjike me pajisje detektuese.
-
I ndaluari me 200 artefakte, gërmues ilegal e shitës detektorësh
-
Arrestohet një i dyshuar për “Mashtrim në prokurimin publik” në rajonin e Gjilanit
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Gjilan, dyshohet se ka manipuluar dokumente për prona të paluajtshme
-
Ndalohet një person për nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq
-
Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se mori ryshfet për të zbuluar informata për prona të caktuara