Policia e Kosovës njoftoi se ka ndaluar një veturë në Malishevë që dyshohet se është vjedhur në Gjermani.
Sipas njoftimit, një veturë me targa gjermane është transportuar drejt fshatit Senik të Malishevës, e autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë sekuestruar se bashku me mjetin që po e transportonte.
Për këtë rast janë intervistuar dy persona, derisa rasti është iniciuar si “pranim i mallrave të vjedhura”.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë kompetente të policisë janë njoftuar dhe janë angazhuar në terren për të hetuar rastin. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është pranuar një informatë shtesë se vetura e dyshuar ishte duke u dërguar në fshatin Senik të Malishevës. Në këtë lokacion, njësitë policore kanë arritur të ndalojnë automjetin transportues së bashku me veturën e ngarkuar. Të dy mjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Malishevë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë tha se po i ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore.