Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Interpol

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e njëjta rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol në Gjermani.

Sipas njoftimit policor, rasti është evidentuar më 13 qershor 2026, rreth orës 17:25, kur njësiti përkatës policor ka identifikuar automjetin e kërkuar gjatë veprimeve operative në terren.

Pas verifikimeve, është konstatuar se vetura figuron në listën e automjeteve të kërkuara nga autoritetet gjermane përmes Interpolit.

Me autorizim të prokurorit kompetent, automjeti është sekuestruar përkohësisht për procedurat e mëtejshme hetimore dhe verifikuese.

Rasti është iniciuar nga Policia e Kosovës si “Veturë në kërkim nga Interpol” dhe “Mashtrim”, ndërsa hetimet lidhur me origjinën dhe rrethanat e përdorimit të automjetit janë duke vazhduar.