Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka sekuestruar një veturë të tipit Mercedes G63, të vitit 2022, me vlerë 160 mijë euro në Suharekë të hënën, me kërkesë të autoriteteve gjermane.
Dyshimet janë se pronari kishte detyrime të pashlyera në Gjermani.
“Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës”, thuhet në njoftim të Policisë.
Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren.
“Ky operacion paraqet një shembull të qartë të bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për drejtësi dhe siguri”, thuhet në njoftim të Policisë.



-
Sekuestrohet në Pejë BMW X6 e kërkuar ndërkombëtarisht, më pas i kthehet pronarit gjerman
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Merdar, zbulohen mbi 63 mijë euro të padeklaruar në një autobus të relacionit Gjermani – Kosovë
-
Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike