Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Merdare, pas dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit rutinë. Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazhit, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar një sprej, një mjet piroteknik si dhe një emblemë me mbishkrimin në gjuhën ruse.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës dhe është liruar në procedurë të rregullt.
Policia po vazhdon me hetimet dhe procedurat sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa institucionet përgjegjëse janë të angazhuara për të garantuar sigurinë kufitare dhe rendin publik.
Artikuj të ngjashëm
-
I kapen materiale me mbishkrime nxitëse duke hyrë në Kosovë, shtetasi serb kthehet për Serbi
-
Shtetases së Serbisë i ndalohet spreji gjatë kontrollit në Bërnjak
-
Shtetasit serb i gjenden dy sprej në Bernjak
-
Serbia arreston një tjetër shqiptar, pretendon se iu gjet flamuri i UÇK-së
-
I refuzohet hyrja shtetasit të Serbisë, që prezantoi dokumente false në kufi