Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia arreston një tjetër shqiptar, pretendon se iu gjet flamuri i UÇK-së

UÇK

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të enjten nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdar.
Siç ka pretenduar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, 33-vjeçarit me inicialet L.D.  iu gjet një flamur me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit, ai u arrestua mbi bazën e “nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor e fetar”. Ai është ndaluar për 48 orë. Kjo ministri ka thënë se ky flamur iu gjet nën ulësen e automjetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E vetëm pak ditë më parë, një gjykatë në Beograd ka urdhëruar një muaj paraburgim për një shtetas të Kosovës, i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar për gjoja krime lufte në vitin 1999, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

Nga qershori i këtij viti Serbia ka arrestuar 8 qytetarë shqiptarë të Kosovës.