Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia për arrestimin e Mentor Mustafës: Dyshohet për krime lufte, Koci kërkon angazhim të institucioneve të Kosovës

Horgosh

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi të dielën se në pikëkalimin kufitar me Hungarinë, Horgosh, e ka arrestuar një person të identifikuar me inicialet M.M., i lindur më 1981, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile”.

MPB-ja serbe nuk bëri të ditur emrin e plotë dhe as shtetësinë e të arrestuarit.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se më 26 korrik 1999, në fshatin Kllobukar të Kosovës, kishte “kryer krim lufte ndaj dy personave me inicialet T.S. dhe S.S”.

Autoritetet serbe thanë se arrestimi u krye nga pjesëtarë të Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Shërbimin për Luftimin e Terrorizmit dhe Policinë Kufitare.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës, së bashku me kallëzimin penal, pritet të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte në Serbi.

Edhe Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar “nën dyshime për krime lufte” Arbëri Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar “nën dyshime për krime lufte”

Më herët gjatë ditës, avokati Arianit Koci, tha se autoritetet serbe kanë ndaluar shtetasin e Kosovës Mentor Mustafa.

Koci për KosovaPress tha se këto arrestime nga Serbia bëhen sa herë në Kosovë ka hetime në lidhje me krimet e luftës.

Së fundmi gjatë javës së kaluar, në Kalludër të Vogël të Zubin Potok janë zhvilluar gërmime ku dyshohet të ketë mbetje mortore të 23 intelektualëve nga Mitrovica gjatë luftës së fundit.

“Si avokat që prej vitesh merrem me raste të tilla, nuk mund të mos e vërej se sa herë që në Kosovë ka zhvillime të rëndësishme lidhur me krimet e luftës, shpesh pasojnë edhe veprime të autoriteteve serbe. Kjo krijon një perceptim se po tentohet të ndërtohet një lloj barazimi i krimeve. Edhe arrestimi i fundit që ka ndodhur mbrëmë e unë sot herët në mëngjes jam informuar, tashmë është i njoftuar edhe nga autoritetet serbe, vjen në një periudhë kur në Kosovë po zhvillohen hetime të rëndësishme për krime lufte”, tha Koci.

Edhe Arrestohet i dyshuari i tretë për krime lufte në Zubin Potok, në Kalludër vazhdojnë gërmimet LAJMET E MBRËMJES Arrestohet i dyshuari i tretë për krime lufte në Zubin Potok, në Kalludër vazhdojnë gërmimet

Institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë ende informacione për arrestimin e Mentor Mustafës.

Koci tha se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen më shumë, të kenë një reagim dhe koordinim më të shpejtë./KSP