Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se janë arrestuar katër shtetas të Shqipërisë për siç thuhet në njoftim, “nxitje të urrejtjes” dhe “intolerancës kombëtare” pasi ata publikuan një video gjatë vozitjes në autostradën e Serbisë, në të cilën kanë treguar simbole shqiptare.
Këto veprime, institucionet e Serbisë i kanë ndërlidhur me përvjetorin e 27-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, ndonëse fushata e bombardimeve nisi për ndaljen e spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë.
“Dyshohet se A.S. sot, në ditën që shënon fillimin e agresionit të NATO-s, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka publikuar një video në të cilën është në makinën 'Audi' në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke ngarë në autostradën përmes Serbisë, dhe në mënyrë të papërshtatshme kanë treguar simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’, si dhe verbalisht, në kontekst negativ, kanë përmendur Republikën e Serbisë, me fjalë të papërshtatshme”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Sipas njoftimit, shtetasit e Shqipërisë që u arrestuan janë të moshës nga 21 deri në moshën 48 vjeç.
Tutje në njoftimin thuhet se ata janë ndaluar për 48 orë.
-
Serbia arreston një tjetër shqiptar, pretendon se iu gjet flamuri i UÇK-së
-
MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë
-
Arrestohet një person për ofendim të familjes Haradinaj
-
Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit
-
Arrestohen dy shtetas bjellorusë, një rus dhe një shqiptar në Arllat