Inspektoriati i komunës së Ferizajt ka mbyllur nëntë lokale afariste nën dyshimin se kanë funksionuar për veprimtari të kundërligjshme, të mërkurën.
“Mbrëmë, pas një aksioni të mirëkoordinuar mes Inspektoratit të Komunës, Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, inspektorëve të ATK-së dhe inspektorëve të punës, pas inspektimeve që u zhvilluan në rrugët “Kemajl Hetemi”, “Qamil Ilazi”, “Mejdi Xhaferi”, “At Nik Prela” dhe “Shën Tereza” në 11 subjekteve gastronomike, 9 prej tyre u mbyllën si pasojë e mosposedimit të dokumenteve përkatëse, kushteve higjieno-teknike, mosrespektimit të udhëzimeve mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe mbi të gjitha mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për zhvillimin e veprimtarive devijante”, thuhet në komunikatën e komunës.
Tutje është thënë se inspektorati do të vazhdoj aksione të tilla për të vënë ligjshmërinë dhe zbatimin e rregullit në subjekte afariste.
-
Mbyllen 4 lokale të natës në Ferizaj
-
Gjobiten 8 lokale në Ferizaj për shkelje të masave anti-COVID
-
Inspektorati në Ferizaj mbyll dy lokale për shkak që nuk respektuan masat anti-COVID
-
AUV-i me aksion në Ferizaj, bizneseve u jep vetëm vërejtje për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Inspektorati e Policia mbyllin nëntë lokale në Ferizaj