Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbrëmë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë u tentua të vritet një 17-vjeçar

Foto: Koha

Mbrëmë në Prishtinë ka ndodhur një therje me thikë me ç’rast dy persona të dyshuar janë arrestuar. Policia e ka cilësuar si "Vrasje në tentativë".

Policia në një komunikatë për media thotë se rreth orës 20:00, ka marrë informacionin se në një lokal në lagjen "Ulpiana" në Prishtinë, ndodhet një person i plagosur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën”, transmeton Koha.net.

A. K, 17 vjeç, shtetas kosovar, i cili kishte marrë plagë nga thika është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë rast nga njësitet policore janë arrestuar dy persona të dyshuar, A. L , 17 vjeç, po ashtu shtetas kosovar, i cili më vonë është liruar në procedurë të rregullt, dhe, Sh. M , 17 vjeç, shtetas kosovar i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetuesit policor, thotë policia, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’.