Kronikë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Therje me thikë

Foto-Ilustrim

Foto: Alban Bujari

Një person dyshohet se ka pësuar lëndim të rëndë nga therja me thikë të mërkurën në Prishtinë. 

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur në mëngjes në lagjen “Ulpiana”.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 09:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si ‘lëndim i rëndë trupor’”, ka thënë Ahmeti.