Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një veturë “Te plepat”

Digjet një veturë “Te plepat”

Një veturë ka marrë flakë të mërkurën në mesditë në rrugën kryesore afër objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, në zonën që njihet si “Te plepat”.

Në pamjet që ka siguruar KOHA shihen qytetarët që përpiqen të fikin zjarrin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar nga ky rast.

Zjarri është lokalizuar. 

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri, në rrugën "Ilir Konushevci", në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Zjarri është lokalizuar, raportohet vetëm për dëme materiale. Aktualisht policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, ka thënë për KOHËN zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.