Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji ndaj 30 të pandehurve në rastin “Karaçeva”.
Gjykata Themelore e Gjilanit më 20 shtator ka marrë vendim që të pandehurit F.L. dhe 29 tjerëve t’u caktohet masa e paraburgimit prej një muaji, saktësisht deri më datën 17-18 tetor. Gjykata e Apelit ka vendosur që kjo masë të mbetet në fuqi.
“Gjykata e Apelit vlerësoi se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit i kanë kryer veprat penale për të cilat po dyshohen, ka bazë ligjore, për caktimin e kësaj mase, ngase ekzistojnë arsye të forta për të besuar, se me gjetjen e tyre në liri, ata do të mund të ndikojnë në prova apo dëshmitarë dhe këtë formë, të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, ose mund ta përsërisin veprën penale. Gjykata i ka shqyrtuar konform ligjit edhe masat tjera të cilat i parasheh Kodi i Procedurës Penale, por ka konstatuar se ato nuk janë të mjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale”, thuhet nga Gjykata e Apelit.
Sipas prokurorisë, i pandehuri F.L. dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ nga Kodit Penal i Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurit H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.TH., S.G., S.N., S.M.., Z.A. D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S, F.S., Sh.S., E.K., F.S., V.S. po dyshohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të KPRK-së. Ndërsa, të pandehurit Y.F., RR.G., N.Ç. dhe L.G., për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të KPRK-së.
-
Nëntë personave u caktohet paraburgim për një muaj, një në arrest shtëpiak
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Supremja i lë në paraburgim 20 të dyshuarit për krim të organizuar e trafikim të narkotikëve
-
Paraburgim për 19 të dyshuar në Mitrovicë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
-
Nga një muaj paraburgim tetë të dyshuarve pas aksionit kundër bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës