Kosova ka arrestuar një person – shtetas serb, që Serbia po e kërkonte përmes INTERPOL-it.
I dyshuari është arrestuar të martën nga njësiti për persona të arratisur.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin është paralajmëruar se do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit në përgjithësi, përfshirë edhe forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar në këtë fushëveprim”, thuhet në komunikatën që Policia u ka dërguar mediave.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Kosovës arreston shtetasin serb të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar
-
Arrestohet një i kërkuar nga INTERPOL-i për evazion fiskal e mashtrim