Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kontrollohet banesa e mësuesit në Prizren, gjenden dëshmi për rastin ndaj tij

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten mësuesin nga Prizreni F.K., i cili dyshohet për veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën 16 vjet”.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar të premten se është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit, ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin.

“Me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mësuesi, tani në pension, u arrestua pas publikimit të një videoje në të cilën ai dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur nga Shqipëria.

Video u publikua nga “ABC Neës Albania” të martën. Aty shihet se si mësuesi ngacmon seksualisht në telefon, një vajzë (kamuflim i emisionit) që i tregon se është e mitur.

F.K. i ka quajtur të pavërteta pamjet.

Edhe Gjykata ia cakton një muaj paraburgim mësuesit në Prizren Kronikë Gjykata ia cakton një muaj paraburgim mësuesit në Prizren

“Janë kamuflazh e përgatitur mirë me qëllim komprometimi”, ka thënë ai.