Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Ofrim i materialit pornografik të miturve”, arrestohet mësuesi nga Prizreni

Prokuroria e Prizrenit ka konfirmuar se ka ndalur mësuesin nga Prizreni, F.K., i cili dyshohet për veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën 16 vjet”.

Ai është në ndalim 48-orësh, sipas Prokurorisë. 

Policia ka konfirmuar arrestimin e tij të enjten. 

Mësuesi, tani në pension, u arrestua pas publikimit të një videoje në të cilën ai dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur nga Shqipëria.

Video u publikua nga “ABC News Albania” të martën. Aty shihet se si mësuesi ngacmon seksualisht në telefon, një vajzë (kamuflim i emisionit) që i tregon se është e mitur.

F.K. i ka quajtur të pavërteta pamjet. “Janë kamuflazh e përgatitur mirë me qëllim komprometimi”, ka thënë ai.