Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka autorizuar Policinë për të mbledhur dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit nga Prizreni, F.K., pas publikimit të një videoje në të cilën ai dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur nga Shqipëria.
Video u publikua nga “ABC News Albania” të martën. Aty shihet se si profesori, tash në pension, ngacmon seksualisht në telefon, një vajzë (kamuflim i emisionit) që i tregon se është e mitur.
Prokuroria ka thënë se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.
F.K. i ka quajtur të pavërteta pamjet. “Janë kamuflazh e përgatitur mirë me qëllim komprometimi”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm