Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar të premten masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën 16 vjeç.
“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Policia ka arrestuar të enjten mësuesin, derisa të premten ka njoftuar se është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit, ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin.
“Me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë të premten.
Mësuesi, tani në pension, u arrestua pas publikimit të një videoje në të cilën ai dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur nga Shqipëria.
Video u publikua nga “ABC Neës Albania” të martën. Aty shihet se si mësuesi ngacmon seksualisht në telefon, një vajzë (kamuflim i emisionit) që i tregon se është e mitur.
Edhe
Kërkohet paraburgim ndaj mësuesit në Prizren
F.K. i ka quajtur të pavërteta pamjet.
-
Kontrollohet banesa e mësuesit në Prizren, gjenden dëshmi për rastin ndaj tij
-
“Ofrim i materialit pornografik të miturve”, arrestohet mësuesi nga Prizreni
-
Paraburgim një personi në Prizren, dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur
-
Prizreni mbushet me grafite pas arrestimit të mësuesit të dyshuar për pedofili