Qyteti i Prizrenit është mbushur të enjten mbrëma, me grafite pas arrestimit të një mësuesi të dyshuar për pedofili.
Prapa grafiteve me mesazhe të shumta, qëndron Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
“Ky rast, sikundër rastet tjera të abuzimeve seksuale ndaj vajzave e grave janë alarm për sigurinë e tyre. Ky nuk është veç rast i pedofilisë, por dhunë sistematike ndaj vajzave e grave që sillet rreth seksualizimit të trupit femëror. Ky është krim. Krim i cili nuk është i izoluar por paraqet rrezik të vazhdueshëm për secilën vajzë e grua në Kosovë”, thuhet në njoftim e kësaj organizate.
Grafitet e shkruara në mure shkollash e hapësira tjera publike në Prizren, sipas organizatës shprehin revoltën ndaj cenueshmërisë së vajzave dhe grave dhe kulturës së amnistimit të dhunës me bazë gjinore.
“Dhuna ndaj vajzave e grave në shkolla, familje, punë e rrugë nuk është incident periferik, është sinjal i një sistemi të kalbur i cili mbahet përmes dhunës së gjinizuar. Nga Prizreni ne thërrasim për reagim kolektiv ndaj dhunës me bazë gjinore, ndëshkim për kriminelët e solidaritet me të gjitha vajzat e gratë. Nga këtu ne insistojmë se siguria e liria e asnjërës prej nesh nuk ka kuptim pa lirinë e gjithësecilës prej nesh”, thuhet tutje në njoftim.
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten profesorin nga Prizreni, F.K., pas publikimit të një videoje, në të cilën ai dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur nga Shqipëria.
Video u publikua nga “ABC News Albania” të martën. Aty shihet se si profesori, tash në pension, ngacmon seksualisht në telefon, një vajzë (kamuflim nga emisioni) megjithëse i tregon se është e mitur.
Edhe
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
F.K. i ka quajtur të pavërteta pamjet.
“Është kamuflazh i përgatitur mirë me qëllim komprometimi”, ka thënë ai.
{gallery}
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Klinë
-
Arrestohet i mituri për shpërndarje të përmbajtjeve të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre