Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj mësuesit në Prizren

paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar të premten nga Gjykata Themelore, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit mësuesit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, nën dyshimin për “Ofrim të materialit pornografik personave nën moshën 16 vjeç”.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Policia ka arrestuar të enjten mësuesin, derisa të premten ka njoftuar se është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit, ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin.

“Me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë të premten.

Mësuesi, tani në pension, u arrestua pas publikimit të një videoje në të cilën ai dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur nga Shqipëria.

Video u publikua nga “ABC News Albania” të martën. Aty shihet se si mësuesi ngacmon seksualisht në telefon, një vajzë (kamuflim i emisionit) që i tregon se është e mitur.

F.K. i ka quajtur të pavërteta pamjet.

“Janë kamuflazh e përgatitur mirë me qëllim komprometimi”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm