Prokuroria e Prizrenit ka konfirmuar se ka ndalur mësuesin nga Prizreni, F.K., i cili dyshohet për veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën 16 vjet”.
Ai është në ndalim 48-orësh, sipas Prokurorisë.
Policia ka konfirmuar arrestimin e tij të enjten.
Mësuesi, tani në pension, u arrestua pas publikimit të një videoje në të cilën ai dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur nga Shqipëria.
Video u publikua nga “ABC News Albania” të martën. Aty shihet se si mësuesi ngacmon seksualisht në telefon, një vajzë (kamuflim i emisionit) që i tregon se është e mitur.
F.K. i ka quajtur të pavërteta pamjet. “Janë kamuflazh e përgatitur mirë me qëllim komprometimi”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata ia cakton një muaj paraburgim mësuesit në Prizren
-
Kërkohet paraburgim ndaj mësuesit në Prizren
-
Kontrollohet banesa e mësuesit në Prizren, gjenden dëshmi për rastin ndaj tij
-
Nisin hetimet për profesorin nga Prizreni, i dyshuar për ngacmim seksual të së miturës
-
U ofroi material pornografik fëmijëve nën 16 vjeç, arrestohet i dyshuari në Prishtinë