Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim një personi në Prizren, dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur

paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.A. nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një të mitur.

F.A. dyshohet se me dashje ka prekur dhe sulmuar një person nën moshën 16 vjet.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Më datën 24 korrik në orët e hershme të mëngjesit, me dashje prek dhe e sulmon seksualisht të dëmtuarin - personin nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.