Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale sulmi seksual ndaj të dëmtuarës – të mitur, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjykata ia ka caktuar të pandehurit një muaj paraburgim.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”.
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një 14-vjeçareje në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim ferizajasit që dhunoi seksualisht një të mitur për tre vjet
-
Paraburgim një personi në Prizren, dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim të të miturës në Ferizaj